Zhupa: Gjermania ishte deri këtu, Anglia shumë e përforcuar

I ftuar në emisionin ‘Sport Magazinë’, Eduard Zhupa, ka komentuar  ndeshjen mes Anglisë dhe Gjermanisë.

Sipas tij Gjermanisë i ka ardhur fundi, ndërkohë për Anglinë ka thënë se është shumë e përforcuar.

"Mendoj se Gjermania erdhi këtu ku erdhi, mendoj se deri këtu do të jetë nga pikëpamja filozofike. Mendoj se Anglia kësaj radhe është më e përforcuar është më e vendosur mirë në sulm. Gjermania pjesën e sulmit nuk e ka në atë lloj niveli që mund të krijoj cilësi individuale për të shënuar gol. "