Euro 2020”/ Ishka; Anglia skuadër e fortë, Gjermania me probleme, nuk funksionon sulmi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2021, 17:39
I ftuar në emisionin “Sport Magazinë”, Sokol Ishka, është shprehur se Anglia është një ekip shumë i fortë, ndërkohë ka theksuar se te ekipi i Gjermanisë ka shumë probleme dhe sipas tij në këtë skuadër nuk funksionon sulmi.
"Anglia më duket një ekip i fortë, i kushton shumë rëndësi mbrojtjes, ndërsa Gjermaninë e kam parë me shumë probleme. Nuk funksionon sulmi. Mbrojtja në ditë më të këqija të Gjermanisë. "

