"Ora Verore 2"/ Sharka: Nëse nuk do të jetë emisioni më i ndjekur veror, jap dorëheqjen

"Ora Verore 2"  është emisioni më ri televiziv, i cili do të transmetohet nga  data 5 korrik,  çdo ditë në orën 19:00 në Rtv Ora dhe  23:00 në Ora News, nën autorësinë dhe moderimin  e Ronaldo Sharka si edhe Feride Kuqi.

Risia e sezonit të dytë është se  Ora Verore nuk do të jetë vetëm në jug, por do të udhëtojë në çdo cep të Shqipërisë dhe se formati do të jetë reality, thotë autori i emisionit Ronaldo Sharka për Ditë e Re.

"Vjet sezoni i parë ishte emisioni më i ndjekur veror në youtube. Këtë verë vjen shume i riformatuar. Do mundohemi të jemi sa më shumë real. Do shkojmë në vende të pa reklamuara, që shumë njerëz nuk i dinë. Ju premtoj se çdo ditë do komentohet. Çdo ditë do ketë gjëra që do të trondisin rrjetin."

Arsyeja pse Sharka zgjodhi Feride Kuqin si moderatorë

"Feridja ka qenë zgjidhja ime  dhe e kam vendosur pas zgjedhjeve të 25 prillit. Shkëmbeheshim nëpër korridore, vajzë shumë e bukur për ekran, që jepte motin live. Kjo nuk parandodh. Feridja më ra shumë në sy kur raportonte për zgjedhjet e 25 prillit nga Gjirokastra, " thotë moderatori për Arjon Muça dhe Arjola Shehu.

Ndërkohë moderatorja thotë se nuk e priste këtë ofertë.

"Nuk e prita, kisha shumë pikëpyetje, nuk e dija si do të ishte emisioni."

Në mbyllje Ronaldo bën premtimin e tij për këtë sezon:

"Premtoj se Ora Verore do të ketë rritje standardi, produksioni do të jetë shumë herë më cilësor se sa vjet.