Njihuni me shenjën që do të ketë fat në dashuri, kështu nis java për shenjat e horoskopit
Dashi
Ditët e mëparshme mund të kenë qenë pak stresuese por tani është koha të relaksoheni, sepse keni gjithçka nën kontroll. Gjithashtu java parashikohet e zjarrtë, për sa i përket jetës suaj romantike. Planetët ju favorizojnë në dashuri.
Demi
Këtë javë do të refuzoni vazhdimisht ofertat për të dalë, për të dëgjuar këshillat e miqve tuaj dhe për të kaluar mirë. Kjo pasi disa gjëra të vogla ju kanë prishur rutinën dhe ju kanë bërë të ndiheni të pasigurt.
Binjakët
Këto ditë ndiheni jashtë vendit dhe kohës dhe e keni të vështirë të përqendroheni në qëllimet tuaja.
Gaforrja
Këtë javë do të kaloni shumë kohë me familjen, ju këshillojmë të jini më të butë dhe më të dashur me ta.
Luani
Tani ndiheni më të shëndetshëm se kurrë dhe është mirë të shijoni të gjitha ndjenjat e këndshme që po përjetoni këto ditë.
Virgjëresha
Financat tuaja do të jenë pak të rënduara këto ditë, por përpiquni të mos lejoni që kjo t'ju ndikojë në marrëdhëniet tuaja ndërpersonale.
Peshorja
Këto ditë është mirë të keni sytë hapur dhe të vëzhgoni. Mos u nxitoni në marrjen e vendimeve.
Akrepi
Këtë javë do të mbyllni disa çështje që keni lënë pas dore. Mos i vlerësoni situatat vetëm nga këndvështrimi juaj. Merrni në konsideratë mendimet e njerëzve që ju interesojnë.
Shigjetari
Kjo javë nis me energji pozitive dhe optimizëm. Jeni gati të pushtoni botën që nga sot.
Bricjapi
Këto ditë ndiheni të mërzitur, pa kuptuar arsyen. Ose më saktë, bëni si kur nuk i kuptoni çështjet. Është koha të ballafaqoheni me realitetin. Mundohuni ta shihni jetën me një këndvështrim tjetër!
Ujori
Java nis me aventura dhe njohje të reja. Mos harroni që keni dhe një punë, mos e lini pas dore punën, për shkak të njohjeve të reja.
Peshqit
Bëhuni gati të kaloni një javë intensive. Në fund lodhja dhe mundimet tuaja di ia vlejnë. Kini durim dhe gjithçka do të shkojë për së mbari.

