Ora Verore 2, zbuloni datën e nisjes dhe risitë e programit që do trondisë rrjetin

Formati televiziv "Ora Verore" nën autorësinë e Ronaldo Sharka, moderimin e këtij të fundit dhe superyllit televiziv, Feride Kuqi.

Gjithçka është gati, ose më saktë puna ka nisur që në 5 Korrik zgjedhja e shqiptarëve të jetë "Ora Verore" për rreth 2 muaj.

Çdo ditë, live dhe për herë të parë ne dy ekrane, 19:00 në RTV Ora dhe 23:00 në Ora News, si dhe një infrastrukturë e dedikuar për shikuesit online në mbarë botën, në të gjithë cepat e saj.

Një tjetër risi këtë vit, është që "Ora Verore" nuk do jetë vetëm në jug, por do jetë aty ku je ti, po po e kemi seriozisht.

Risia tjetër është qe ky format këtë vit vjen në formën e një reality, ku do të shihni gjëra që kurrë më parë nuk janë transmetuar në ekranet shqiptare.

Ju vetëm na ndiqni, për të tjerat kemi menduar ne, sepse e kemi për detyrë, qe krahas të qënurit lider në informim, të jemi lider dhe në argëtim.

Këtë vit "Ora Verore" ka rritur dhe standartin televiziv, që do të thotë atë të prodhimit.

5 Korrik tek RTV Ora dhe Ora NEWS!