Dita botërore e Jogës/ Kryeministri indian e cilëson si “mburojë” kundër Covid-19
Dita Ndërkombëtare e Yogës shënohet çdo vit në 21 Qershor. Qëllimi është rritja e vetëdijes për jogën dhe përfitimet e saj të shumta. Ideja e një Dite Ndërkombëtare të Jogës u propozua nga Kryeministri Narendra Modi në 2014 në Takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Thuhet se fjala 'joga' u përmend për herë të parë në tekstin e shenjtë të Rig Veda.
"Kur e gjithë bota po lufton pandeminë e koronavirusit, joga ka ofruar një rreze shprese," tha Kryeministri Modi në një deklaratë.
"Kur flas me luftëtarë të vijës së frontit, kur flas me mjekë, ata më thonë se në luftën kundër virusit, ata përdorën jogën si mburojë mbrojtëse," shtoi ai.
Yoga është një teknikë e lashtë medituese që pastron, shëron dhe harmonizon trupin. Është një praktikë që pranohet gjerësisht edhe në kulturat perëndimore për aftësinë e saj të jashtëzakonshme për të sjellë një përmirësim të madh në ekuilibrin e mendjes dhe trupit, mirëqenien e mendjes dhe një ndjenjë të përgjithshme qetësie.
Anëtarët e Policisë Kufitare Indo-Tibetiane, përfshirë ata të vendosur në rajonin e Himalajës në lartësi të madhe shihen teksa praktikojnë jogën. Kjo ditë shënohet kryesisht në Indi, por edhe në të gjithë botën në ditën më të gjatë të Hemisferës Veriore. Edhe Times Square në Neë York mirëpriti jogën për të festuar solsticin e verës.

