(Fotot) Justin Bieber si asnjëherë më parë, me kostum serioz dhe atlete takon presidentin Macron
Këngëtari i muzikës pop, Justin Bieber bashkë me bashkëshorten , Hailey Bieber, takuan dje, presidentin francez Macron, në Paris.
Këngëtari 27 vjeçar, si asnjëherë më parë u vesh me kostum, gjithsesi ai u kujdes të ruajë personalitetin dhe stilin e tij të veçantë.
Justin Bieber veshi një palë atlete bojë-qielli "Nike".

Këngëtari kanadez postoi foton, ku pozon me Hailey dhe çiftin presidencial francez në llogarinë e tij në Instagram me 179 milionë ndjekës.
Macron, 43 vjeç, ka veshur një kostum elegant gri, ndërsa 68 -vjeçarja Brigitte një fustan elegant të bardhë dhe 24-vjeçarja Hailey një fustan në ngjyrë bezhë të errët.

Sipas Daily Mail , duke cituar mediet franceze, Bieber ishte ai që kërkoi takimin me presidentin francez, me rastin e udhëtimit të tij në Paris, dy burrat diskutuan "çështje në lidhje me të rinjtë ".

Takimi duket se i ka zënë në befasi agjencitë franceze, vë në dukje gazeta britanike, përkundër faktit se takimi u zhvillua në Ditën e Muzikës (Fête de la musique) në Francë.
