Ronaldo thyen një tjetër rekord, bëhet personi i parë në planet me 300 milionë ndjekës në Instagram

Cristiano Ronaldo ka arritur një tjetër rekord historik, pasi futbollisti u bë personi i parë në planet që thyen rekordin e ndjekësve në Instagram, duke  arritur  300 milionë followers.

Ronaldo thyen një tjetër rekord, bëhet personi i parë

Ylli portugez, i cili aktualisht është duke luajtur për ekipin e tij kombëtar në kampionatin  Euro 2020, ka thyer dhe  një rekord tjetër, pasi ai është futbollisti më i mirë në historinë e turneut (i vetmi që ka luajtur me 5 kampionate Euro).

Ylli i futbollit  trazoi të gjithë botën kur hoqi nga tavolina dy shishet e  Coca-Cola,  sponsorin kryesor  të Euro 2020, gjatë një konference për shtyp dhe i kërkoi planetit të "pinte ujë", një lëvizje, që i kushtoi kompanisë humbjen e 4 miliardë dollarëve brenda pak orësh.