Incidentet në akrobaci, Rubi i Cirkut:U këput litari që kisha në këmbë dhe…

Çdo profesion ka të mirat por edhe sfidat e veta. E njëjta  gjë ndodh edhe me akrobatët, të cilëve u kërkohet të jenë vigjilent në çdo moment dhe të ruajnë gjendjen tyre fizike pa u dëmtuar.

Rubin Zuna, i njohur ndryshe me ermin artistik, Rubi i Cirkut, rrëfen për emisionin Ditë e Re, në Rtv Ora, me moderatorë Arjon Muça dhe Arjola Shehu, se  gjatë performancave skenike ai ka pasur incidente të vogla dhe se nuk është dëmtuar rëndë, pasi është trajnuar nga profesorë të mirë.

Incidentet në akrobaci, Rubi i Cirkut:U këput litari që kisha

"Kam pasur një incident të vogël, por kaloi pa problem, pa panik. Pa dashje u këput një litar, që kisha te njëra këmbë. I thashë partneres të zbriste shpejtë, pa i treguar se çfarë ndodhte. Vetëm kur zbritëm poshtë të dy, i thashë se më ishte këputur  litari.

Unë personalisht nuk jam sakatuar ndonjëherë, gjëra të vogla kam pasur, ndonjë gisht, nuk kam thyer ndonjë gjë të madhe.

Dhe kur kam qenë i vogël, kam pasur dëmtime të vogla. Fakti se kam pasur një profesor shumë të mirë, më ka ndihmuar shumë. Kam mësuar shumë nga ata, iu jam mirënjohës."