Shikoni videon/ ‘Tërbohet’ kali në Firenze dhe sulmon makinën e ministres së Brendshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Qershor 2021, 17:31
Një kalë në Firenze është ‘tërbuar” dhe është lëshuar drejt një vargu makinash të parkuara në “Pizza della Signoria” në Fireze, duke tmerruar qytetarët që ishin në shesh.
Një prej kuajve më të cilët transportohen turistët me karroca, ka dalë jashtë kontrollit duke dëmtuar edhe eskortën e ministres së Brenshme të Italisë Lamorgese, i cili ishte për një vizitë në ‘Palazzo Vecchio’.
Sipas mediave të huaja, nga ky incident nuk ka mbetur asnjë person i lënduar.