Eriksen përmirësohet dhe lë spitalin. E ardhmja në Itali është në pikëpyetje
Christian Eriksen vijon me hapa të rëndësishëm drejt normalizimit të gjendjes dhe jetës së rifituar. Mesfushori mësohet se ka lënë zyrtarisht spitalin në Copenhagen dhe ku iu nënshtrua një opracioni në zemër për të montuar një defribilator.
Federata e Futbollit të Danimarkës e cila ka ndjekur nga afër në çdo moment situatën, njoftoi se 29-vjeçari ka lënë spitalin dhe do të vijojë rikuperimin pranë familjes. Ndërkohë po përmes Federatës, Eriksen ka lënë një mesazh për tifozët:
“Christian Eriksen ka lënë spitalin Ringhospitalet sot pas operacionit të suksesshëm që iu nënshtrua dje. Sot ai gjithashtu priti një vizitë nga ekipi kombëtar në Helsingor dhe nga atje ai do të kthehet në shtëpi për të kaluar kohën me familjen e tij. Christian ju dërgon një përshëndetje:
Faleminderit për urimet e tuaja të pafundme. Operacioni shkoi shumë mirë. Ishte me të vërtetë bukur të takoja shokët e skuadrës pas një paraqitjeje fantastike që bën mbrëmjen e djeshme. Nuk ka nevojë ta them, do të bëj tifo për ta të hënën në sfidën ndaj Rusisë”.
Ndërkohë që Eriksen tani rifillon nga zero për të kuptuar më shumë për atë që ndodhi, me shumë gjasa aventura e tij në Serinë A me Interin përfundon këtu. Sipas mediave, lojtari pësoi arrestin kartiak nga një problem miokardik çka do ta detyrojë ta mbajë defribilatorin përgjithmonë dhe në Itali rregullat janë të ashpra, nuk lejohet asnjë akvititet profesionist me një aparat të tillë në zemër.
