Fitorja e evropianit/ Luga: Belgjika ka  treguar se luan, nuk përjashtoj Italinë

I ftuar në “Sport Magazinë’, Ergys Luga, u shpreh se pjesa e parë e ndeshjes mes Sllovakisë dhe Suedisë, ishte e përgjumur.

"Ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, mendoj se pjesa e parë ishte e përgjumur, por në pjesën e dytë Suedia tregoi se ka potencial. Nga ana taktika edhe Sllovakia nuk kishte hapa mbrapa."

Po ashtu ai ka bërë edhe një parashikim se kush mund të jetë fituesja e evropianit.

"Mendoj se është Belgjika ajo që deri më tani ka treguar se luan futboll shoh Italinë që lojtarët lidhen me njëri-tjetrin. Por nuk përjashtoi dhe opsionin Francë dhe Angli."