Sulm me armë në selinë e partisë, vritet zyrtarja

Një zyrtare e partisë kryesore turke pro-kurde, HDP, u vra sot pasi një burrë i armatosur u fut në zyrat e selisë në Izmir dhe hapi zjarr.

Sulmuesi, Onur Gencer, i cili bastisi ndërtesën e partisë, vrau Deniz Poyraz, anëtaren e partisë që ai kishte marrë peng. Ai u arrestua pas sulmit.

“Një person i armatosur me një pushkë sulmoi zyrat tona në Izmir, ” tha partia në një deklaratë të postuar në Twitter. “Kolegia jonë Denise Poiraz u vra në sulm,” shton deklarata.

Në deklaratën e bërë nga Zyra e Guvernatorit të Izmiritthuhet se sulmi u krye nga një punonjës shëndetësor i pushuar nga puna.

HDP akuzoi qeverinë dhe partinë në pushtet, Presidentin e AKP Rexhep Tajip Erdogan, të jenë “nxitësit e këtij sulmi të egër” për shkak të retorikës së dhunës kundër partisë pro-kurde.