Video/ Konflikti që nisi për një ‘drift’ në pistën e garave përfundon me të shtëna armësh, 1 i vdekur

Një person ka vdekur dhe sa pesë të tjerë janë plagosur pas të shtënave në një pistë garash makinash në Qarkun Wayne.

Videoja tregon një shkëmbim zjarri në një parking në pistën e garave në Ohio ku mbeti i vrarë një kalimtar i rastit i cili po bëhej gati të ikte me makinën e tij pas një dite argëtimi.

Luis Cuevas, 33-vjeçar, u qëllua për vdekje dhe katër të tjerë u plagosën kur një burrë që shkaktoi një debat duke ecur me makinë  në parking, hapi zjarr dhe një pronar i licencuar i armëve qëlloi si kundërpërgjigje, thanë policët dhe raportet.

Pista ishte dhënë me qira për atë ditë për një organizatë që po mbante gara.

“Për fat të keq gjërat morën një kthesë të keqe dhe Luis u qëllua disa herë; si një kalimtar i rastit ai thjesht donte të merrte makinën për të shkuar në shtëpi”, shkroi mbesa e Cuevas, Abigail Pietri në një faqe për mbledhjen e fondeve.

Përleshja filloi pasi një shofer i dehur në një kamion bëri ‘drift’ në zhavorr, duke flakur guralecët mbi njerëzit dhe automjetet pas një ngjarje në rrugën e Qarkut Wayne, thanë policët.

Pamjet e xhiruara me telefon tregojnë një grup të njerëzve që grinden. Në një moment, një burrë mbështetet në derën e hapur të makinës dhe dikush tjetër e godet atë me grusht në kokë, pastaj duket se e shkelmon.

Një e shtënë dëgjohet dhe turma shpërndahet, derisa personi që filmon duket se është afër një gruaje e cila ka një fëmijë në krahë. Ndërsa videoja vazhdon, më shumë të shtëna dëgjohen në sfond.

Personi i cili qëlloi arriti të largohej nga vendi i ngjarjes dhe nuk është kapur ende nga polciia, e cila po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.