Vrasja në Greqi/ Dalin detaje të reja, policia greke shumë afër vrasësit të nënës 20 vjeçare
Dalin detaje të reja për vrasjen tragjike të nënës 20 vjeçare, e cila u vra më 11 maj në sy të foshnjës së saj, në lagjen Glyka Nera në Athinë.
Media greke bën me dije se kohët e fundit kanë qarkulluar informacione rreth " detajeve të reja" që policia ka në duart e saj, si dhe personave specifik, që janë vënë nën mikroskop, megjithatë nuk ka ende zhvillime thelbësore.
Sipas informacioneve ekskluzive nga zougla.gr, mësohet se brenda 24 orëve , një person pritet të thirret në Departamentin e Vrasjeve për shpjegime, për të cilin janë mbledhur "prova të palëkundura".
Media bën pyetjen; Nëse janë "prova të palëkundura" atëherë pse EL.AS (policia greke) nuk bën zë?
Siç rezulton nga raporti i zougla.gr, i cili konfirmohet gjithashtu nga burime të besueshme, hetimet e ekipit special të EL.AS, përqendrohen në një "person kryesor", i cili dyshohet se luajti rol thelbësor në krimin makabër.
Sidoqoftë, ajo që bllokon vazhdimin e hetimit është vështirësia për të demonstruar se si ky person lidhet me vrasjen.
