Përplasi një 5-vjeçar ndërsa lëvizte me motor, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës.

Shtetasi me iniciale A.S banues në Vlorë, ditën e djeshme, 14 qershor , në rrugën “Demokracia”, Vlorë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka aksidentuar një shtetas të mitur 5 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Vlorës për veprime të mëtejshme hetimore.