OBSH-ja riemërton variantet e Covid-19 me shkronja greke
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar një sistem të ri emërtimi për variantet e Covid-19.
Tani e tutje OBSH do të përdorë gërmat greke për t'iu referuar varianteve të zbuluara së pari në vende si Mbretëria e Bashkuar, Afrika e Jugut dhe India.
Varianti në Mbretërinë e Bashkuar për shembull është etiketuar si Alpha, Beta varianti i Afrikës së Jugut dhe Indiani si Delta.
OBSH tha që kjo masë u mor për t'i vendosur emërtime të thjkeshta varianteve, në mënyrë që qytetarët ta kenë më të lehtë shqiptimin e tyre.
Në fillim të këtij muaji qeveria indiane kritikoi emërtimin e variantit B.1.617.2, zbuluar për herë të parë në vend si "variant indian", megjithëse OBSH kurrë nuk e kishte etiketuar zyrtarisht si të tillë.
"Asnjë vend nuk duhet të stigmatizohet për zbulimin dhe raportimin e varianteve", shkroi në Twitter përfaqësuesja teknike e OBSH-së , Maria Van Kerkhove. Ajo gjithashtu bëri thirrje për "mbikëqyrje të varianteve dhe për ndarjen e të dhënave shkencore për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes.
Një listë e plotë e emrave është publikuar në faqen e internetit të OBSH-së .
Shkronja greke nuk do të zëvendësojnë emrat ekzistues shkencorë. Nëse më shumë se 24 variante identifikohen zyrtarisht, sistemi mbaron me shkronjat greke dhe një program i ri emërtimi do të shpallet, tha zonja Van Kerkhove për STAT News në një intervistë.

