Dialogu/ Bytyçi: Kurti ka të drejtë t’i drejtohet opozitës, në thelb qëndron drejtësia në zgjidhjen e konfliktit
Studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi, ka komentuar ardhjen e zv.ndihmësi e Sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer dhe të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ditën e nesërme në Kosovë.
I Ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Bytyçi, ëhstë shprehur se ardhja e tyre është një lajm pozitiv pasi kanë pasi të dy zyrtarët kanë një forcë vendimarrëse të jashtëzakonshme, dhe sipas tij ata do ndihmojnë në dialogun Kosovë-Serbi.
"Mendoj dhe besoj se vizita e dy përfaqësuesve kryesor të SHBA dhe Europës, është një lajm i mirë, pasi dëshmon se të dy fuqitë e mëdha dhe autoritetet që kanë një forcë vendimarrëse të jashtëzakonshme, janë unik në pikëpamjet e tyre, në qëndrimet e tyre për sa i përket Kosovës dhe Serbisë, pra vizita e tyre në Kosovë do të thotë një rakordim i pikëpamjeve, midis shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.
Besoj se ata kanë diskutuar se çfarë do të bëhet në lidhje me dialogun. Sigurisht që vendimarrja është në duart e dy delegacioneve, në duart e përfaqësuesve të Kosovës dhe të Serbisë dhe jo në të duart të SHBA apo të Brukselit, sepse në fund të fundit janë Beogradi dhe Prishtina që vendosin një marrëveshje përfundimtare për dialogun, por ndihma dhe prezenca e SHBA dhe Evropës është shumë e rëndësishme."
Më tej ai ka komentuar edhe ftesën Kurtit që i ka bërë opozitës në lidhje me dialogun, duke thënë se ka të drejtën legjitime që të bëjë një gjë të tillë, pasi sipas tij qeveria aktuale, dhe institucionet në Kosovë, kanë në thelb vendosjen e drejtësisë në zgjidhjen e këtij konflikti.
"Besoj se ka një ndryshim midis ftesës që bënin paraardhësit e Kurtit dhe ftesës që bën Kurti, për shkak se ftesa që bënin paraardhësit e Kurtit ishte një ftesë për të nënshkruar një marrëveshje që cconte në shkëmbimin e territoreve, në ndarjen e Kosovës, pra ishte një ftesë brenda së cilës kishte intrigën e krijimit të Serbisë së Madhe dhe krijimit të kushteve dhe precedentëve për destabilizimin e rajonit, ndaj dhe refuzimi i Kurtit ka qenë krejt legjitim. Dhe në kushtet e sotme mendoj se Kurti ka të drejtë legjitime t’i adresohet opozitës për shkak se qëndrimet të qeverisë së sotme, presidencës dhe institucioneve të sotme të Kosovës, janë qëndrime koherente që kanë në thelb vendosjen e drejtësisë në zgjidhjen e këtij konflikti."
Intervistoi Sebastian Zonja, përgatiti për online Anila Kolgjini.

