Kim Kardashian nuk i shpëton Covid-19, infektohet bashkë me dy fëmijët

Kim Kardashian dhe dy fëmijët e saj kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, siç rrëfen bukuroshja në episodin e fundit të reality shoë 'Keeping up With Kardashians'.

Ajo theksoi se fillimisht ishte infektuar djali i saj Saint 5 vjeçar, ndërsa më vonë u infektua vajza 8 vjeçare North.

Kim përmendi në episodin e djeshëm se fëmijët e saj bëjnë tamponë çdo javë për të shkuar në shkollë dhe se shoku i klasë  së djalit të saj doli pozitiv dhe ia transmetoi virusin 5-vjeçarit.

Kim tregon se djali nuk kishte simptoma të rënda dhe se kishte pak temperaturë.

Disa ditë më vonë, Kim edhe North filluan të shfaqin simptoma , prandaj dhe bënë testin, nga ku  dolën pozitive për Covid-19.