Anxhela Peristeri pagoi performacën skenike, Olti Curri: Nuk ishte buxhet i vogël
Interpretimi i Anxhela Peristeritnë me performancën elektrizuese, në Eurovision më 22 Maj, fitoi zemrat e të gjithë publikut evropian. Pavarësisht se doli e 21-ta në renditje 'Karma' është bërë një nga këngët e preferuara të publikut shqiptar dhe evropian.
Komplimentet për interpretimin e zjarrtë kanë qenë të shumta.
Ajo që tërhoqi vëmendjen e publikut nga performanca e Anxhelës ishte skenografia me efektet vizuale, të kuruara në detaj, të cilat ndiqnin dhe shoqëronin lëvizjet e Anxhelës në skenë.
Olti Curri,i cili ka shkruar tekstin e këngës 'Karma', i ftuar në emisionin 'Tempora' me moderatore Sonila Meço, thotë se buxheti i kurimit skenik është mbuluar nga vetë Anxhela.
"Ky buxhet është përballuar nga Anxhela. Këtu Anxhela ka pasur dëshirë dhe e ka mbuluar Anxhela. Është një buxhet që nuk është i vogël."
"Sasha (artsitja që kuroi performancën skenike) u dashurua me performancën e Anxhelës", thotë Olti Curri.
Ai shton se Anxhela ka punuar shumë për këngën dhe se nuk është ankuar asnjëherë.
"Anxhela ka bërë prova non-stop dhe nuk pati një moment, ku të thotë 'ndihem e lodhur'. I mbante mirë të gjithë, më thoshte mua, mos ma mërzit atë, mos ma mërzit këtë", shprehet Olti Curri.
