Eurovision 2021/ Mbyllet çështja "Maneskin", këngëtari italian del negativ në testin e drogës
Pas dy ditësh aluzione, polemika dhe kërkesa për skualifikim, veçanërisht në Francë, çështja "Maneskin" në Eurovision 2021 është mbyllur përfundimisht.
Këngëtari i grupit Damiano ka dalë negativ në testin toksikologjik të cilit ai iu nënshtrua vullnetarisht pasi pamjeve që qarkulluan në rrjetet sociale ku hamendësohej se ai mori kokainë gjatë finales së Festivalit.
European Union Broadcasting , e cila promovon dhe organizon ngjarjen, konfirmon: "Nuk kishte asnjë përdorimi i drogës në Dhomën e Gjelbër, ne besojmë se çështja është e mbyllur".
Franca bëri një hap prapa dhe njohu fitoren e bendit italian. "Çështja Damiano" ishte kthyer në një përplasje diplomatike në të cilën Ministri i Jashtëm Francez Jean-Yves Le Drian kishte kërkuar skualifikimin e grupit.
Lajmi u dha nga numri një i televizionit publik francez, Delphine Ernotte, intervistuar nga gazeta Le Parisien : "Franca, e dyta e kualifikuar në Eurovision, nuk ka ndërmend të paraqesë një ankesë, pavarësisht nga rezultati i testit të drogës . Votimi është jashtëzakonisht i qartë në favor të Italisë. Ajo nuk e vodhi fitoren e saj dhe kjo është ajo që ka rëndësi ", tha Ernotte.
Tashmë kësaj historie i është vënë kapak dhe Italia përveçse të shijojë trofeun do të duhet të mendojë edhe për organizimin e Erosong 2022.


