Çfarë syzesh të blej për këtë verë? Këto janë 5 trendet e fundit për syzet e diellit
Syzet e diellit, siç e dimë të gjithë, janë një aksesor shumë i rëndësishëm për gratë dhe burrat gjatë gjithë vitit. Sidomos në një vend si i yni, i çili ka diell gjatë gjithë vitit, ato janë pjesë e pandarë e paraqitjes sonë, duke krijuar kështu vazhdimisht trende të reja në syzet e diellit . Arsyeja kryesore është mbrojtja që syzet u sigurojnë syve tanë nga rrezatimi i diellit. Syzet gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e shfaqjes së rrudhave rreth zonës delikate të syve.
1. Oversized shield: syze në formën e maskës mbrojtëse
Syzet e mëdha janë një nga tendencat për këtë sezon veror. Madhësia e syzeve që mbulon gjysmën e fytyrës, me një xham të vetëm është trendi i fundit për ketë vit.

2. Syze me forma gjeometrike të mëdha
Format gjeometrike si trekëndëshi, katrori ose gjashtëkëndëshi do të dominojnë duke i bërë zgjedhje të guximshme për ata që do i blejnë.

3. Syze Cat Eye - syze e 'syve të maces'
Kjo tendecë vazhdon të jetë e pëlqyeshme edhe për këtë vit. Syzet e mirënjohura të 'syrit të maces' ose në formë fluture janë forma më'vintage' retro dhe joshëse për çdo person që i vendos.

4. Syzet me korniza me ngjyra të ndezura ose të bardha
Mes trendeve të syzeve të diellit këtë vit kemi atë të syzeve me ngjyra të ndezura. Përveç ngjyrave të theksuara, një tjetër ngjyrë absolutisht verore dhe speciale që do të shohim, është e bardha.

5. Aviators - Syzet e pilotit
Nga trendet e këtij viti, edhe një herë, nuk mund të mungonin syzet e pilotit, të çilat janë ndoshta zgjedhja më klasike dhe e preferuar në syzet e diellit dhe kanë qenë në trend për shumë dekada.
