Bardhi tregon të vërtetën e historisë me Anën e ‘Përputhen’
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Maj 2021, 22:28
Këngëtari Bardhyl Idrizi i njohur si Bardhi, i ftuar në studion e "Why Not" në RTV Ora, u ka dhënë përgjigje pyetjeve se është në një marrëdhënie me ish-konkurenten e ‘Përputhen’, Ana Lleshi.
Në një intervistë për moderatoren Roza Lati, Bardhi shprehet se Ana ka qenë vetëm në një klip të tij, teksa shton se e ka shoqe shumë të mirë.
“Puna e projektit është se Ana ka qenë mysafir me një videoklip timin. U përfol, nuk ishim bashkë. Nuk ishte bashkëpunim. Kënga nuk u bë. Nuk jemi zënë, Anën e kam shoqe të mirë. “
Ja për kë po pret të betohet Bardhi
23 Maj, 22:10

