Bardhi në Why Not, paralajmëron bashkëpunimet e reja për këtë verë

Këngëtari Bardhyl Idrizi i njohur si Bardhi, i  ftuar në studion e "Why Not" në RTV Ora, shprehet se këtë verë do të ketë bashkëpunime  përsa i përket projekteve muzikore.

Në një intervistë për moderatoren Roza Lati,  Bardhi ka refuzuar që të japë emra se më kë do i ketë bashkëpunimet.

"Kemi plan bashkëpunime sidomos për këtë verë, po spo guxoj me i cek emrat hala. Nuk e di cili ka me dal, prandaj smund t’i them emrat. Se pastaj i sheh publiku dhe mundet me u hidhërua që se kam mbajt fjalën."