Monodrama “Bosh”, jeta e një njeriu ndryshe dhe inskenimi në ditën e LGBT

Klaudia Piroli  e ftuar në studion e "Why Not" në RTV Ora, ka folur në lidhje me Monodrama “Bosh”.

Në një intervistë për moderatorin Roza Lati, Piroli shprehet se elementi  skenografik është një govatë druri, teksa shpjegon arsyen se përse e ka krijuar skenën bosh.

Klaudia Piroli: I vetmi element skenografik është kjo govatë prej druri. Një nga arsyet se pse unë e kam ndërtuar këtë shfaqje bosh, është se gjyshja ime lante rrobat në një govatë si kjo dhe është një objekt që më kishte ngelur në mendje dhe doja patjetër që ta përdorja në një nga ndërtimet e mia.

Është njësh me trupin e personazhit. Është një element që shpesh herë i ngjan trupit të një breshke, që mbulohesh dhe fshihet, ama kur del dhe thotë të vërtetën. Dhe një nga gjërat një të rëndësishme që ai thotë është kam nevojë të dashuroj.