SHBA i shet 735 milionë dollarë armë Izraelit, aprovohet nga Biden
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2021, 16:10
Presidenti i SHBA Joe Biden ka aprovuar një shitje 735 milion dollarë armë me precizion të lartë për Izraelin.
Lajmi është bërë i ditur nga Washington post.
Sipas gazetës, Kongresi u njoftua zyrtarisht për shitjen e propozuar në 5 maj - gati një javë para se të fillonte dhuna aktuale.
Disa nga kolegët demokratë të Biden tani po kritikojnë shitjen, raporton gazeta, shkruan BBC.
Një demokrat në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve i tha gazetës se "lejimi i kësaj shitje të propozuar të bombave inteligjente të kalojë pa bërë presion mbi Izraelin për të rënë dakord për një armëpushim do të mundësojë vetëm një masakër të mëtejshme".
