Sulmet e përgjakshme në Gaza, trupat e pajetë të fëmijëve transportohen me barrelë në ambulanca
Izraeli ka bombarduar Gazan me artileri dhe sulme ajrore në orët e para të 14 majit, si përgjigje ndaj raketave që janë nisur nga kjo enklavë.
Dhuna që ka shpërthyer këtë javë ka vrarë 119 palestinezë në Gaza, përfshirë 31 fëmijë, ndërsa janë më shumë se 830 të tjerë, tha ministri i Shëndetësisë i Gazës.
Fëmijët palestinezë të vrarë nga një sulm ajror izraelit në Beit Hanoun, u transportuan drejt morgut të spitalit.
Sulmet në Gaza shkatërruan edhe një fabrikë hekuri.
Këto janë luftimet më të forta midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza që nga viti 2014.
Një grua rreth 50 vjeç vdiq të enjten vonë në përpjekje për tu strehuar nga raketat, sipas Qendrës Mjekësore Sheba, duke e çuar numrin e të vdekurve në anën izraelite në nëntë, mes tyre një fëmijë dhe një ushtar.

