Ibrahimoviç mbyll sezonin me Milanin, shpreson te Europiani

Zlatan Ibrahimoviç dorëzohet 3 ndeshje përpara fundit të sezonit. Sulmuesi suedez i cili u dëmtua ndaj Juventusit, konfirmohet se nuk do të zbresë më në fushë me kuqezinjtë ku shpresat ishin për të luajtur me Atalantën në duelin deçiziv për Championsin.

Këtë sezon bomber suedez ka patur disa probleme fizike dhe pas dëmtimeve në kofshë dhe pulpë tani është gjuri që e lë në baltë ndërsa I numërohen 21 ndeshje zyrtare të munguara për këto arsye.

Për të rikuperuar dëmtimin në gjyrin e pësuar duhen 3-4 javë dhe në kushte të tilla është praktikisht e pamundur ta shikojmë sërish me Milanin këtë sezon.

E vetmja shpresë për ta parë Ibrahimoviç në fushë këtë sezon është Kampionati Europian ku Suedia do të luajë më 14 qershor ndeshjen e parë ndaj Spanjës por fillimisht ai duhet të japë garanci për formën fizike që të grumbullohet.

39-vjeçari u rikthye së fundmi në kombëtare pas një mungese të gjatë dhe trajneri Andersson e shikon Ibrën si një lider që i duhet skuadrës si në fushë dhe jashtë saj ndaj për momentin është e pakonceptueshme që Zlatan të mos jetë në Europian me nordikët.