Tri shenjat e horoskopit që do të bien ne dashuri pas Hënës së Plotë të 15 majit, në shenjën e Demit
Në astrologji ekzistion diçka që mund të mos e keni dëgjuar deri më tani, në jetën tuaj. Tri ditët e para, para Hënës së Plotë dhe tri ditët pas Hënës së Plotë janë ditët perfekte të universit, ku ju mund të shkruani dëshirat dhe objektivat tuaja për muajt në vijim dhe ato të realizohen. Kjo ndodh sepse ditët para dhe pas Hënës së Plotë qarkullon shumë energji dhe universi “dëgjon” dëshirat tuaja, për t’i realizuar ato.
Çfarë do të thotë kjo? Sipas astrologëve, kjo do të thotë se, çfarëdo që dëshironi të arrini në jetën tuaj në muajt e ardhshëm duhet ta kërkoni qartë këto ditë para 15 majit por edhe 3 ditët pas kësaj date, që do të thotë deri më 18 maj, ju keni kohë të shkruani qëllimet tuaja.
Është e rëndësishme që të jeni të qartë dhe konkret ne atë çka kërkoni.
Njihuni me shenjat e zodiakut që do të gjejnë dashurinë në 3 muajt e parë pas 15 majit:
Demi, Peshorja, Akrepi
Këto tre shenja do të kenë shumë fat në marrëdhëniet e tyre të dashurisë në muajt e ardhshëm. Në 2021, Hëna e e Plotë në Dem është shumë e fortë dhe do të na ndikojë në shumë fusha të jetës sonë dhe veçanërisht në pjesën e dashurisë.
Hëna e Plotë këtë muaj cilësohet si "Hëna e Plotë e Errët", e cila nxjerr në pah nga të gjithë talentin krijues që kanë. Kjo është koha kur ne mendojmë për të gjitha idetë e mëdha dhe jemi shumë afër realizimit të qëllimeve të reja.
Demi
Kohët e fundit, keni pasur frikë për të ndërmarrë hapa me risk në dashuri, por planetët ju favorizojnë dhe me ndihmën e tyre ju mund të gjeni dashurinë që po kërkoni. Nëse ekzistojnë miqësi rreth jush që mund të zhvillohen në marrëdhënie, atëherë duhet të përqendroheni te kjo miqësi.
Peshorja
Nëse keni një marrëdhënie të lirë, në muajt e ardhshëm do ta bëni atë më të qëndrueshme, ndërsa nëse tashmë jeni në një lidhje serioze prisni një lloj zyrtarizimi të lidhjes suaj.
Akrepi
Edhe pse duket se nuk keni mendje për dashuri dhe aventura të reja, universi ju shtyn në krahët e një dashurie të re ose të vjetër. Do të ndjeni emocione të papara.



