Komediania Ellen Degeneres heq dorë nga shfaqja pas 19 sezonesh të suksesshme
Komediania e mirënjohur amerikane Ellen Degeneres ka njoftuar se heq dorë nga talk show i saj vitin e ardhshëm. Lajmin e ka njoftuar vetë De Generis gjatë shfaqjes së saj, ku theksoi se ky do të jetë sezoni i fundit në ekran për të.
Fituese e çmimit “Oscar”, Ellen tha se ky ka qenë një vendim i analizuar mirë, dhe se ajo vendosi të ndjekë instiktet e saj, pasi kuptoi se ka ardhur koha të tërhiqet.
" Kur je një person krijues, ke nevojë të jesh vazhdimisht i sfiduar – sado e mrekullueshme të jetë kjo shfaqje, sado argëtuese, për mua nuk është më një sfidë," tha komediania.
"Shfaqja Ellen Degeneres", e cila ka fituar 64 çmime “Emmy”, është aktualisht në 18 sezonin e saj. Shfaqja do të përfundojë pas Sezonit 19. DeGeneres do të flasë për vendimin e saj në një intervistë me Oprah Winfrey, e planifikuar të transmetohet në episodin e së Enjtes.
Lajmi për DeGeneres vjen pas një sërë kritikash ndaj saj në muajt e pandemisë. Ndaj Ellen pati akuza se ajo ka krijuar një ambient toksik në punën e saj, duke abuzuar psikologjikisht punonjësit dhe të ftuarit. DeGeneres tha se thashethemet rreth shfaqjes nuk janë arsyeja e largimit, por padyshim e ndikuan atë.
"The Ellen Degeneres Show" është prodhuar nga Warner Bros. Televizion, i cila, ashtu si CNN, është pjesë e WarnerMedia. Komediania mban një Oskar ndërsa ka moderuar Akademinë e Çmimeve në vitin 2007. Në nëntor të 2016, presidenti Obama i dhuroi DeGeneres “Medaljen Presidenciale të Lirisë”, nderin më të lartë civil të kombit.


