Zgjohet nga gjumi dhe zëri i saj ka ndryshuar plotësisht
Imagjinoni të zgjoheni një ditë, dhe të zbuloni se zëri juaj ka ndryshuar plotësisht.
Kjo gjë i ka ndodhur një gruaje australiane, e cila shkoi për të hequr bajamet. Pas anestezisë ajo vuri re se i kishin ndryshuar zërin.
Në një video të postuar në TikTok, Angie Mcyen, tani beson se zëri i saj tingëllon si një irlandeze.
Angie thotë se më vonë nga mjekët iu tha se ajo kishte sindromën e theksit të huaj. Është jashtëzakonisht e rrallë dhe zakonisht ndodh kur pacienti ka një dëmtim të trurit.
Angie ka qenë duke dokumentuar përvojën e saj çdo ditë për të treguar se si theksi i saj australian vazhdon të zbehet. Në ditën e saj të dytë, ajo thotë: “U zgjova këtë mëngjes dhe po flisja me theksin tim australian, dhe thirra një nga miqtë e mi dhe konfirmova që theksi ishte përsëri.’’ “Por gjatë telefonatës, brenda pesë deri në dhjetë minuta, mund ta vëreja përkeqësimin e theksit tim.’’ “Nuk di çfarë të bëj.’’
Në videon e saj të tretë , ajo thotë: “Unë kurrë nuk kam qenë në Irlandë. Unë jam rritur në Australi. Theksi im është zhdukur. "

Ajo gjithashtu ka treguar se si përvoja ka ndikuar në shëndetin e saj mendor.
TikToker ka marrë shumë komente në lidhje me theksin e saj të ri, me disa që e akuzojnë për mashtrim.
Një person shkroi: "Oh, sigurisht që ju keni TikTok dhe kjo gjë ndodh, kaq shumë histori të rreme në këtë platformë."
Por Angie shpjegon në një video se ajo vendosi ta bënte historinë e saj publike për të rritur më shumë ndërgjegjësimin për Sindromën e Theksit të Huaj për njerëzit, dhe që të merret më seriozisht.
“Fatkeqësisht nuk është një histori e rreme. Unë mund të shpenzoja paratë e mia në një festë shumë të bukur dhe jo në faturat mjekësore,”u përgjigj ajo.
Në një përditësim të fundit, ajo përmendi se aktualisht po kërkon një neurolog për të diskutuar gjendjen e saj me të.
U vaksinuan, por tani sërish me Covid
12 Maj, 13:32


