Kikia: Nëse LSI-ja është parti klienteliste, ta shkrijmë bashkë me partitë e tjera të tilla

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetari Mentor Kikia u shpreh se nëse flitet për LSI-në si një parti klienteliste, duhet të shkrihet bashkë me partitë e tjera klienteliste.

Kikia: Nëse flasim për LSI-në si një parti klienteliste, ta shkrijmë bashkë me partitë e tjera klienteliste. Duhet të marrë fund vota e tillë që merr vota se do të sigurojë vende pune.

Por, LSI duke qenë se nga partitë e vogla, ka një strukturë politike, i ka mundësitë që të riorganizohet, por jo përmes së njëjtës mënyrë që u krijua.

Nëse nuk shes me sens kritik të shkuarën e vet, atëherë do të shkrihet, por në këtë moment i ka mundësi që të ngrihet sërish.