Kajsiu: LSI parti klienteliste, nuk ka dimension historik, pronë e familjes Meta-Kryemadhi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2021, 21:48
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, lektori Blendi Kajsiu u shpreh se LSI është parti klienteliste që nuk ka bazë ideologjike dhe që të siguron punë.
Kajsiu: LSI është parti klienteliste që nuk ka bazë ideologjike dhe të siguron punë. Është një parti që ka pasur gjithmonë perspektivë për pushtet, por tani as kjo nuk ekziston më. Pasoja e kësaj është se LSI nuk përbën më lajm. Është e vështirë që tashmë ata të mbledhin njerëz.
Ndërsa PD mund ta bëjë se ka një dimension më historik dhe ideologjik. PD dhe PS janë bërë si prona të liderave, por në fakt nuk janë, por LSI është një parti reale pronë e familjes Meta-Kryemadhi. Te dy partitë e tjera ka një dinamikë debati gjithsesi, ndërsa LSI është një parti familjare.

