Kajsiu: Edhe ne analistët jemi bërë të bezdisshëm, e kemi lodhur popullin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2021, 22:26
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, lektori Blendi Kajsiu u shpreh se analistët janë bërë të bezdisshëm, edhe popullin e kanë lodhur.
Kajsiu: Ne analistët jemi bërë të bezdisshëm, edhe popullin e kemi lodhur. Ne shpesh aty ku duhet të ishte gazetaria investigative dhe analiza akademike që fatkeqësisht mungon, ne fusim opinionin. Për vjedhje votash duhet gazetari investigative.
Edhe në botë ka blerje vota, klientelizëm dhe patronazh, që është një marrëdhënie asimetrike mes një biznesmeni me para, i cili në një shoqëri të varfër dhe me nevoja, ky shkon dhe bën rruga e pagesa. Kjo funksionin në Shqipëri.


