Kajsiu: Nuk e di nëse Tom Doshi është King Maker, por është në listën e zezë të SHBA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2021, 22:03
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, lektori Blendi Kajsiu u shpreh se nuk e di nëse Tom Doshi është King Maker, por theksoi se ai është në listën e zezë të SHBA-së.
Kajsiu: Unë nuk e di nëse Tom Doshi është King Maker, por di që është në listën e zezë të SHBA-së. Por vota e tij duhet parë, sa u ble, sa u mor me klientelizëm, sa me patronazhe dhe ndere e favore.
Prandaj pretendimet për vjedhje vote janë shumë të vështira për tu vërtetuar. Por edhe partitë e tjera kanë përdorur para publike për të blerë vota. D.m.th duket se ky është sistemi.


