Kreu i Bektashinjve shtron iftar, e ftuar dhe ambasadorja Yuri Kim
Komuniteti Bektashian në kryeqytet shtroi iftar për besimtarët myslimanë. Iftari i shtruar nga Baba Edmond Brahimaj bashkoi përfaqësues të të gjitha komuniteteve fetare në vend.
Mes pjesëmarrësve në darkën e shtruar ishte dhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.
Diplomatja në një postim në twitter shkruan: "Faleminderit Baba Edmond Brahimaj dhe ambasadorit Izraelit Noah Gendler për bashkë-pritjen e iftarit të mbrëmjes. Shumë e veçantë për të ndarë bukën me miqtë e të gjitha besimeve. Gëzuar Ramazanin!"

Ky është iftari i parafundit pasi nesër në mbrëmje besimtarët myslimanë festojnë Fiter Bajramin.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njoftoi të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e enjte në orën 06:10 në Sheshin “Skënderbej”, Tiranë.
Programi fillon në orën 05:40 dhe mbaron në orën 06:20.


