Durrës, një makinë me shpejtësi merr përpara disa automjete në rrugë, njëra bie në kanal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2021, 21:23
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme tek rrethrrotullimi i Universitetit në Spitallë të Durrësit.
Mësohet se një automjet i cili po qarkullonte me shpejtësi shumë të lartë ka goditur disa mjete që qarkullonin në rrugë.
Një nga makinat ka përfunduar në kanal sikundër dhe e shikoni në foton e siguruar nga Ora News.
Paraprakisht nuk dihet nëse ka të lënduar nga aksidenti. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.

