Malaj: Shqiptarët nuk paguajnë taksa se shohin që paratë e tyre shkojnë për gjoba miliona euro
I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-ministri i Financave, Arben Malaj u shpreh se shqiptarët nuk paguajnë taksa sepse ka një moralitet pagimi i taksave.
Ai tha se kur qytetari i thjeshtë sheh se paratë e tij nuk shkojnë në investime për shkolla apo në shëndetësi, por për gjoba, atëherë nuk e ndjen ta bëjë një gjë të tillë.
Malaj: Shqiptarët nuk paguajnë taksa sepse ka një moralitet pagimi i taksave. Nëse këto para nuk shkojnë në arsim apo shëndetësi, por shkojnë për të paguar gjoba ndërkombëtare, atëherë nuk paguajnë taksa ata. Nuk mund të dalin para zgjedhjeve miliona euro.
SPAK ka një sfidë që janë ankesat përzgjedhjet. Nëse u shkon këtyre akuza dhe ankimime deri në fund për mua është diçka shumë e mirë. Duhet të krijojë një besim te taksapaguesit. Ndërsa për mua testi real është çelja e negociatave.

