Atentati në Elbasan, viktima kushëri me Arjan Spahiun të ekzekutuar në Bruksel
Ekzekutimi në makinë i Everest Çakës, në sy të bashkëshortes së tij mbrëmjen e 11 majit ka tronditur qytetin e Elbasanit.
Gazetari investigativ i Ora News, Elton Qyno, referuar burimeve informon se 41 vjeçari pak kohë më parë ishte marrë një pyetje nga një grup prokurorësh në Belgjikë për vrasjen e Arjan Spahiut.
38-vjeçari Spahiu u vra më 28 nëntor 2020, në Bruksel dhe një grup prokurorësh kishin mbërritur nga Belgjika në Elbasan për të mbledhur më shumë prova që do të çonin në zbardhjen e autorëve të këtij krimi.
“Everest Çaka ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e kushëririt të tij në Belgjikë” informoi gazetari investigative i Ora News, Elton Qyno.
Por zyrtarisht Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në bashkëpunim me autoritetet partnere, njoftoi mbrëmjen e sotme (12 maj 2021) se viktima Everest (alias Ibrahim) Çaka nuk është marre në pyetje nga autoritetet belge gjatë kohes së kryerjes së veprimeve të tyre në Prokurorinë Elbasan.
Po kështu Everest Çaka ka qenë dhe një nga personat e dyshuar për vrasjen e trefishtë të dy djemve dhe babait të tyre, Mahmuti në banesë.
Krimi i rëndë i ndodhur në mars të 2011 ndodhi në sy të gruas së familjes. Ndërkohë policia nuk ka dhënë ende asnjë informacion lidhur me pistat kryesore të hetimit të vrasjes së Everest Çakës të ndodhur sot, 11 maj 2021.
Por mësohet se janë ngritur pika konrolli në hyrje - daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zones dhe grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.
(Lajmi u përditësua)


