Gazeta "Koha Jonë" feston sot 30-vjetorin e themelit të saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2021, 21:03
Gazeta "Koha Jone" feston sot 30 vjetorin e themelit të saj si një ndër të parat gazeta të pavarura në vend.
Koha Jonë është themeluar në vitin 1991 dhe sot vijon akoma që të jetë në treg edhe pas 30 vitesh tashmë në një treg që ka ndryshuar shumë.
Përmes kësaj gazete kanë kaluar shumë gazetarë të njohur në vend, duke bërë që figurat të cilat dominojnë mediat sot, kanë kaluar ose kanë pasur së paku ndonjë lidhje me "Kohën Jonë".
