Të paktën 30 të vrarë,e 52 të plagosur pas një shpërthimi pranë shkollës së vajzave në Kabul
Të paktën 30 persona janë vrarë dhe 52 të tjerë janë plagosur në një shpërthim pranë një shkolle të mesme për vajza në kryeqytetin Afganistan, Kabul.
Ministria e Brendshme tha se shpërthimi ndodhi afër Shkollës Sayeed-ul-Shuhada në zonën Dasht-e-Barchi të Shtunën pasdite.
Zëdhënësi i MPB, Tariq Arian tha më herët se numri i viktimave mund të rritet.
Zyrtarët nuk kanë zbuluar shkakun e shpërthimit, ose nëse kishte ndonjë shënjestër.
Ende nuk ka pasur pretendime për përgjegjësi, ndërsa zëdhënësi i Talibanëve, Zabiullah Mojahid mohoi përfshirjen në shpërthim në një mesazh për media.
Sipas Tolo Neës të Afganistanit, incidenti ndodhi kur studentët po largoheshin nga shkolla.
Afganistani ka parë një mori bombardimesh makinash gjatë muajve të fundit, megjithëse bisedimet e paqes që po zhvilloheshin midis ekipeve negociuese të Talibanëve kryengritës dhe qeverisë në kryeqytetin e Katarit, Doha.


