Pas shumë vitesh, Rihanna risjell trendin e vjetër në modë, shfaqet me flokë të shkurtra

Pas shumë vitesh, Rihanna risjell trendin e vjetër në modë,

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, ka rikthyer sërish stilin e flokëve të shkurtra.

Mediat e huaja, kanë publikuar foto, ku Rihanna mbrëmjen e djeshme ka mahnitur me pamjen e saj ë re.

Ajo është shfaqur me një palë pantallona jeshile, crop top të bardhë, këpucë dhe syze të bardha dhe me një pallto me pellush, teksa është fotografuar  në Santa Monica teksa ecte e shkujdesur.

Kjo nuk është hera e parë që Rihanna shfaqet me një stil të tillë të flokëve, pasi në fillimet e karrierës së saj ajo u shfaq me modelin ‘bob’, që asokohe u bë një nga trendet më të mëdha të flokëve.