Aksident në Elbasan, motori përplas të moshuarën, niset me urgjencë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2021, 16:54

Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident në Elbasan, tek Unaza.
Sipas burimeve një motoçikletë e drejtuar nga një i ri ka përplasur një zonjë të moshuar duke e dëmtuar atë rëndë.
E aksidentuara është dërguar në spital për të marrë shërbimin mjekësor.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe po heton shkaqet e aksidentit.
