Ndërron jetë 1 ditë pasi u vaksinua me AstraZeneca, nisin hetimin për vdekjen e 44 vjeçares
Një grua 44-vjeçare në Greqi ka ndërruar jetë pak orë pasi ka marrë vaksinën Astra Zeneca.
Sipas medeieve greke, ajo u vaksinua të hënën, më 3 maj dhe ka ndërruar jetë një ditë më pas, të martën në mëngjes.
Presidentja e Komitetit Kombëtar të Vaksinimit, Maria Theodoridou, u pyet për vdekjen e 44-vjeçares. Siç tha ajo, vdekja është e lidhur përkohësisht me vaksinimin, megjithatë, informacioni i parë nga autopsia tregon se vdekja nuk shoqërohet me trombozë.
"Është kryer autopsia dhe nga informacionet e para vdekja nuk shoqërohet me trombozë. Duket se ka pasur probleme kardiake të hershme, por studimi do ta përcaktojë shkakun e saktë," tha ajo.
Sipas grtimes.gr, gruaja që ishte nënë e dy fëmijëve jetonte në Chalastra, Selanik.
44-vjeçarja pasi mori vaksinën të hënën pasdite kishte ethe, dhe në orët e para të mëngjesit të së martës ndërroi jetë.
Lidhur me një korrelacion të mundshëm me vaksinimin e saj, ekzaminimi mjeko-ligjor tregoi se nuk kishte asnjë reaksion alergjik dhe do të nevojiten ekzaminime të mëtejshme për analizën mikroskopike të mostrave.
Burri i 44 vjeçares tha se pasi gruaja mori vaksinën, ata hëngrën se bashku dhe ajo nuk shfaqi asnjë problem.
Ai shtoi se simptomat e para u shfaqën në mbrëmje të së njëjtës ditë kur u vaksinua.
"Unë u zgjova në mëngjes nga ankesat e saj," pohon burri i gruas fatkeqe.
Ai menjëherë thirri një ambulancë dhe gruaja u dërgua në qendrën shëndetësore ku ndërroi dhe jetë.
