Hiqet karantina për personat që futen nga pikat kufitare Kapshticë dhe Qafë Thanë

Edhe pse zyrtarisht nuk ka një komunikim nga Komiteti Teknik, në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës nga sot nuk është aplikuar më karantina 14 ditore për shtetasit që futen nga këto pika kalimi kufitare.

Sipas komunikimit me zyrën e shtypit në DVP Korçë nga sot është hequr karantina. Edhe Komiteti Teknik daljen e tij para 2 javësh komumikoi se kjo masë do të ishte vetëm për 14 ditë.

Vendosja e karantinës uli mjaft lëvizjet e shtetasve shqiptarë nga këto pika kalimi kufitare si në zgjedhjet e 25 Prillit ashtu edhe në festën e Pashkës.

Ndërkohë që Greqia do të vijojë aplikimin e karantinës 14 ditore për shtetasit që futen territorin grek duke përjashtuar vetëm drejtuesit e kamionëve. Nga ana tjetër me Maqedoninë e Veriut nuk ka masa që aplikohen si në hyrje ashtu edhe në dalje.