Udhëtonte me makinë luksoze në Itali, arrestohet shqiptari me 300 mijë euro kokainë të fshehur brenda Audit
Policia italiane ka arrestuar një të ri shqiptar, i cili kishte fshehur në makinën e tij 1 kilogram kokainë.
Sipas medieve italiane, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u ndalua nga policia ndërsa udhëtonte me një makinë sportive luksoze, një Audi A4 Rs.
Të intriguar nga makina, karabinierët ndaluan shqiptarin në dalje të autostradës Sarzana, por sjellja nervoze e shoferit i bëri ata të kontrollonin me kujdes automjetin.
Pas kontrollit, policia arriti të gjejë të fshehur sasinë e kokainës, e cila nëse hidhej në treg do të vlente 300 mijë euro.
Hetimet e policisë italiane tregojnë se shqiptari ishte një ndërlidhës për narkotikët, pasi droga mendohet të ketë ardhur nga Italia veriore dhe ishte destinuar për tregun lokal në La Spezia, në Val di Magra në provincën e Massa Carrara.
