Celibashi "kërcënon" numëruesit e vëzhguesit: Kemi pamje, kush cenon votën 7 vite burg

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka rikujtuar edhe një herë numëruesit e komisionerët që cenimi i votës së çdo kandidati do të ketë si pasojë sanksion penal deri në 7 vite burgim.

Celibashi shtoi se KQZ disponon pamjet filmike të vlerësimit të çdo votë, të bëra në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet.

Celibashi: Cenimi i votës së çdo kandidati do të ketë si pasojë sanksion penal deri në 7 vite burgim, për këdo nga numëruesit apo komisionerët e përfshirë. KQZ disponon pamjet filmike të vlerësimit të çdo votë, të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet.

Ndërkohë, në KQZ dhe në organet e drejtësisë janë dërguar disa ankimime lidhur me parregullsitë e procesit zgjedhor, sidomos numërimit të votave.