Manja: Procesi ishte model, vota për kandidatët shkaku i rritjes së votave të pavlefshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2021, 21:22
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, kandidati për deputet i PS-së, Ulsi Manja u shpreh se procesi zgjedhor ishte model.
Ai shtoi se vota për kandidatët është një nga shkaqet e rritjes së votave të pavlefshme duke e lidhur me mënyrën e votimit.
Manja: Ishte një proces model. Nesër në drekë besoj se do të ketë përfunduar dhe procesi i numërimit të votave dhe për kandidatët. Vota për kandidatët është një nga shkaqet e rritjes së votave të pavlefshme. Kjo lidhet me mënyrën e votimit. Votuesit janë përpjekur të respektojnë të gjithë kandidatët e listës.
Ulsi Manja u rendit në listën e sigurt të PS-së në vendin e gjashtë dhe momentalisht ka 2,608 vota në qarkun e Tiranës.


