Përfundon Shkodra, PD fiton bindshëm me 5 mandate, PS 3 dhe LSI 1

Mbyllet procesi i numërimit në Shkodër. Pas numërimit 411 qendrave të votimit, zoti Beqaj e ka humbur mandatin për në Kuvendin e ri të Shqipërisë.

Partia Demokratike ka fituar me 48.3% të votave, e ndekur nga PS me 28.11% dhe LSI me 9.37%.

Duke pasur parasysh faktin që Shkodra dërgon 11 deputetë në Kuvend në total janë 107.608 vota, të ndara në mandate 5 për PD, 3 për PS, 2 për PSD dhe 1 për LSI.

Partia Demokratike ka humbur mandatin e saj të 6 për 2250 vota, ndërsa Partia Socialiste me këtë rënie të numrit të votave krahasuar me 2017 janë rreth 9000 vota më pak e ka humbur mandatin e 4.

Edhe Social Demokratët kanë sjellë përmbysjen e rezultatit duke bërë që PSD të marrë 2 mandate dhe për pasojë PS të humbë mandatin e 4.

Projeksioni i mandateve është PD 5 mandate, 3 PS, 2 PSD dhe 1 LSI.

Rezultatet:

PD 47.209 vota

PS 30.296 vota

LSI 10.102 vota
PSD 16.426 vota