Procesi i votimit/ PD: Do të fitojmë qartësisht, çdo kuti do të numërohet
Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo, në një deklaratë për mediat është shprehur se Partia Demokratike po fito, duke shtuar se qytetarët do ta shohin se sa e madhe është fitorja PD- Aleanca për Ndryshim.
Ajo më tej thotë se #do votë do të numërohet dhe se PD-ja, do të bëjë gjithçka për të ruajtur pastërtinë e zgjedhjeve.
"Numërimi faktik i votave do të ketë vetëm një rezultat: fitore për Aleancën për Ndryshim. Edhe tani, me numërimin e qendrave të votimit që janë qendra kryesore të votimit për PS-në, ne shohim se Aleanca për Ndryshim po sjell rritje të jashtëzakonshme. Prandaj, kini durim! Çdo votë do të numërohet. Çdo zë do të dëgjohet. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur pastërtinë e zgjedhjeve. Ne jemi absolutisht të sigurtë se në fund të numërimit të gjithë qytetarët e Shqipërisë do të shohin sa e madhe është fitorja jonë. Qytetarët e Shqipërisë e duan ndryshimin. Qytetarët e Shqipërisë kanë zgjedhur ndryshimin. Ne do të fitojmë qartësisht."

